Çdo qytetar meriton qasje në barnat që i nevojiten për jetë cilësore, thanë sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Siç theksuan Mickoski dhe Taravari në fjalimet e manifestimit me rastin e politikave shëndetësore, sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet duhet të theksohen qartë dhe transparente, dhe hapi tjetër kyç është optimizimi i financimit për zgjerimin e listës pozitive.

“Qasja në barna cilësore nuk është vetëm një prioritet, por një angazhim bazë i qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe një të ardhme më të shëndetshme. Duhet të forcohet bashkëpunimi mes të gjitha institucioneve në fushën e shëndetësisë. Veprimi i përbashkët do të sjellë zgjidhje të qëndrueshme”, theksoi Mickoski.

Sipas Taravarit, Qeveria ka premtuar se do të përmirësojë qasjen në barna cilësore dhe është duke i ofruar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Çdo qytetar meriton qasje në barnat që i nevojiten appeared first on Telegrafi.