
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pas takimit që pati dje në Shkup me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, sot në Tiranë tha se pret që BE-ja të respektojë parimet e saj në lidhje me çështjen mes Shkupit dhe Sofjes.
Mickoski për “TV21” tha se çështjet bilaterale duhet të jenë jashtë procesit të anëtarësimit.
“Pritjet janë që Europa të respektojë parimet e saja, që janë vlerat europiane. Çështjet bilaterale të jenë jashtë procesit të anëtarësimit. Të gjykohet sipas arritjeve, reformave dhe kritereve të Kopenhagës.
Për fat të keq, Maqedonia është shteti i vetëm që është viktimë e çështjeve dypalëshe, si asnjë shtet tjetër që është anëtarësuar, anëtarësohet ose do të anëtarësohet”, tha Mickoski
The post Mickoski: Çështjet bilaterale duhet të jenë jashtë procesit të anëtarësimit në BE appeared first on Telegrafi.