
Nëse mendoni për atë që po ndodh në deponitë dhe djegien e tyre, mund të them se pas sezonit të zjarreve të përfunduar me sukses, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ku pati viktima, u evakuuan vendbanime të mëdha, pati dëme të mëdha në pronë, raste të tilla ne nuk patëm, për shkak të organizimit të mirë dhe veprimit në kohë, tha sot kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Kryeministri Mickoski theksoi se problemi me Vardarishten dhe Drisllën është problem që egziston me dekada, por askush nuk e ka zgjidhur ende, as që ka filluar ta zgjidhë, por siç theksoi tashmë po punojnë me ministrin e transportit për kompani ndërtimi me përgjegjësi shoqërore me të cilat do të sjellin mekanizim në të dy deponitë.
“Tani, kjo i pengoi dikujt, dhe periudhën parazgjedhore e shfrytëzon për të krijuar panik dhe pakënaqësi. Dhe ne e ndjekim këtë me shumë kujdes, ky është një problem i krijuar me dekada, askush deri tani nuk e ka zgjidhur, as nuk është angazhuar për ta zgjidhur. Do t’ju kujtoj kur patëm problemin me mbeturinat në Shkup, kur kryetarët e komunave të Shkupit u përpoqën ta zgjidhnin problemin me mbeturinat sepse në atë kohë Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale nuk punonte, për arsye të njohura për ta në atë kohë, dhe kur donin ta dërgonin atë në Drislla, hasën në portë të mbyllur, dhe më pas morën kallëzime penale. Ky ishte realiteti”, deklaroi Mickoski.
Ai tha se edhe këtë rast nuk do ta lëmë kështu, tashmë po punojmë me Ministrin e Transportit për të gjetur kompani ndërtimi me përgjegjësi shoqërore që të sigurojmë makineri edhe në Vardariste edhe në Drislla, në mënyrë që të mund të veprojmë brenda, me qëllim që kjo të mos vazhdojë të ndodhë vazhdimisht.
Mickoski tha se si shumë gjëra të tjera, edhe ky problem do të zgjidhet, dhe shpreson që me kryetarin e ri të Qytetit kjo çështje të zgjidhet përgjithmonë./Telegrafi/