Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski thotë se rritja e eksportit në maj të këtij viti është një lajm i shkëlqyer për ekonominë e Maqedonisë dhe do të thotë më shumë para për qytetarët e Maqedonisë.

Kryeministri thekson se pas disa muajve rënie, më në fund ka rritje për ekonominë e vendit.

“Rritet eksporti i Maqedonisë! Lajm i shkëlqyer për ekonominë e Maqedonisë. Në maj, eksporti i Maqedonisë u rrit për një shifër marramendëse prej 23,44 për qind në euro, në mes të stagnimit në tregun evropian, dhe veçanërisht sfidave me të cilat përballet industria e automobilave. Gjithashtu shënuam rritje të eksportit të Maqedonisë në pesë muajt e parë të vitit 2025, në periudhën janar-maj, eksporti i Maqedonisë u rrit për 3,15 për qind në euro, krahasuar me importin për të njëjtën periudhë, që u rrit për 1 për qind. Turizmi po rritet, PBB-ja po rritet, prodhimi industrial po rritet, investimet po rriten, eksportet po rriten…, një Maqedoni e pasur është një Maqedoni e fortë! Këtë vit po ndërtojmë themelet e ndryshimit. Koha e Maqedonisë po vjen”, thotë Mickoski.

The post Mickoski: Ekonomia e vendit ka shënuar rritje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";