Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes nëse është planifikuar blerja e automjeteve mjekësore, meqë ato ekzistuese janë të vjetruara, theksoi se në mbledhjen e fundit është miratuar vendim për fillimin e procedurës për blerjen e 100 autoambulancave të reja, të pajisura me mjete bashkëkohore.

“Prioriteti ynë kryesor është rinovimi i këtij lloji të parkut të automjeteve në institucionet publike shëndetësore, duke pasur parasysh se atje gjendja është katastrofale dhe alarmante, sepse njerëzit mbështeten te ato automjete të cilat janë donacione.

Si Qeveri, në mbledhjen e fundit miratuam vendim për fillimin e blerjes të 100 automjeteve të reja, të pajisura me mjete bashkëkohore, të cilat do të shpërndahen në institucionet publike shëndetësore anembanë vendit”, tha kryeministri Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Është planifikuar blerja e 100 autoambulancave të reja, të pajisura me mjete bashkëkohore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";