Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Shtipi tha se gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre, siç po kërkojnë nga BE-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se i vjen për të vjell kur dëgjon për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke qenë se ata kanë vetëm 2% besim nga qytetarët.

“Mendimet e mia për gjyqësorin dhe prokurorinë janë shprehur shumë herë, dhe sa herë që flasin për atë pse jemi vonë në ligjet për reformën gjyqësore, thelbi themelor është një rritje e buxhetit, dhe bashkë me të një rritje e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë një vlerësim prej 2%, dhe kërkohet një rritje e pagave prej 0.8% të BPV-së së gjyqtarëve dhe 0.5% të prokurorëve. Gjithmonë ndiej të përziera, sepse tani as ata nuk i meritojnë këto paga”, tha Mickoski.

Ai tha se kur “të ashtuquajturit ekspertë dalin publikisht dhe kritikojnë Qeverinë për ngecjen e reformave në prokurori dhe gjyqësor”, qytetarëve duhet t’u shpjegohet se cila është reforma thelbësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mickoski theksoi se problemi nuk është në rritjen e pagave, por se ajo duhet të meritohet./Telegrafi/