
E vlerësoj se është mirë që dolëm në vendin e vetë tubacionit, gjegjësisht trasenë e hidrosistemit Gjavato, për t’u bindur personalisht dhe për të parë se çfarë ka ndodhur në më shumë se dy dekada, që nga ndërtimi i këtij hidrosistemi dhe që nga vendi i ngjarjes mund të bëjmë një lloj diagnostikimi të caktuar sipas të cilit do të veprojmë më tej, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Mickoski thotë janë detektuar vende ku kemi tuba të plasura, praktikisht tuba që duhet ta çojnë ujin deri te rezervuari, prej ku me pompa të tjera më pas uji do të transportohet deri në Liqenin e Dojranit, që do të thotë se po harxhohen resurse për një sistem që 3-4 vitet e fundit ka funksionuar me tubacion të dëmtuar.
“Falë një kompanie socialisht përgjegjëse, është ndërhyrë në riparimin e këtyre defekteve dhe do të përfundohet së shpejti, unë pres që në ditët në vijim të riparohen këta tubacione, gjë që do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e ujit që do të mbërrijë te rezervuari, prej ku me pompa të tjera do të drejtohet drejt Liqenit të Dojranit.
Dua të përmend që bëhet fjalë për 2 pompa zhytëse të puseve, siç mund ta shihni këtu, kapaciteti i përgjithshëm është 10, ndërsa 8 të tjerat nuk funksionojnë. Këto 2 kanë kapacitet nga 100 litra në sekondë secila, megjithëse kapaciteti i përgjithshëm i hidrosistemit është 1 metër kub, gjegjësisht 1.000 litra në sekondë.
Në periudhën që vijon, planifikojmë së shpejti, të vëmë në funksion të paktën 4, e më pas edhe 2 të tjera shtesë, me çka vlerësojmë se do të shfrytëzohet plotësisht kapaciteti i sistemit, në mënyrë që sa më shpejtë Liqeni i Dojranit të marrë pamjen që meriton ta ketë dhe që të gjithë qytetarët të mund ta shfrytëzojnë”, tha Mickoski.
Kryemiistri thotë se nga ky tubacion, në periudha të caktuara të vitit, me ujë furnizohet edhe qyteti i Bogdancit, por edhe bujqit ja, siç mund të shihni, ndoshta për shkak të mungesës së ujit, një pjesë e madhe e fushave mbetet e papunuar, kjo do të thotë më pak ushqim i prodhuar dhe më shumë ushqim i importuar./Telegrafi/
The post Mickoski: Hidrosistemi i Gjavatоs po riparohet, së shpejti do të jetë plotësisht funksional dhe operativ appeared first on Telegrafi.