Pas refuzimit të ftesës nga familjarët që të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski në Qeveri, kryeministri u shpreh i gatshëm që të takohet në Koçani me familjarët e viktimave të diskotekës “Pulse”.

“Më vjen keq që nuk e pranuan ftesën. Nuk e kam problem që të shkoj atje dhe do të bëj gjithçka, siç kam bërë deri tani të ndihmoj aq sa mundem”, u shpreh Mickoski.

Ai tha se do t’u qëndrojë në dispozicion familjarëve të viktimave dhe se me këtë rast nuk duhet të bëhet politikë.

“Unë isha disa herë atje, isha në ditën kur ndodhi ai horor. Por nuk dua të flas shumë për shkak se për mua, ky rast nuk duhet të politizohet edhe pse disa brejtës politik, po përpiqen të bëjnë opozitë nga kjo”, u shpreh ai./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski i gatshëm të takojë familjarët e viktimave në Koçani appeared first on Telegrafi.