“Integriteti territorial i Ukrainës, sikur i çdo vendi tjetër të pavarur, duhet të respektohet, ndërsa të gjitha qëndrimet e tjera në lidhje me këtë çështje duhet të zgjidhen me rrugë diplomatike”.

Këtë e tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në lidhje me sulmet ruse mbi Ukrainën.

Ai paralajmëroi gjithashtu se është e rëndësishme se si Maqedonia do të përballet me sfidat aktuale ekonomike dhe energjetike, cilat janë rezervat me të cilat disponon Maqedonia në kushtet e krizës së ardhshme. Ai pyeti “nëse qeveria do të vazhdojë me krimin dhe korrupsionin, si dhe shitjen e interesave kombëtare”.

“Puna e politikanëve është të vendosin paqen”, tha Mickoski, duke shtuar se politikanët duhet të ndërtojnë miqësi dhe t’i japin një shans diplomacisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet appeared first on Telegrafi.