Kryeministri Hristijan Mickoski, lidhur me parashikimet e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike të Maqedonisë, deklaroi se rritja bazohet në realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore si dhe në rritjen e konsumit, që është rezultat i rritjes së pagave, thonë nga shtypi i qeverisë.

“Pra, ajo bazohet në realizimin e investimeve kapitale infrastrukturore dhe konsumit, për shkak të rritjes së pagave. Ajo është pozitive, me perspektiva pozitive për shtetin edhe pse unë jam optimist se do të jetë edhe më e madhe.

Vitin e kaluar, kur u zgjodhëm si Qeveri, Banka Botërore parashikonte një rritje prej 1.8%. Ne e tejkaluam atë me rreth 70%, arritëm një rritje prej 2.8%. Tremujori i tretë, vitin e kaluar ishte 3%, i katërti 3.2%, ndërsa tani pres që rritja të jetë ndërmjet 3.5% dhe 4% të bruto produktit të vendit”, theksoi Mickoski.

Kryeministri tha se në tremujorin e parë të këtij viti kemi një rritje prej më shumë se 10%, bazuar në numrin e turistëve dhe në numrin e netëve të qëndrimit. Që është një rast i rrallë në Evropë — të mos them, i vetmi. Kemi rritje edhe në prodhimin bujqësor. Kemi gjithashtu rritje edhe në punimet ndërtimore të përfunduara. Konsumi ka rritje dyshifrore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri poashtu shtoi se kemi rritje të investimeve të huaja direkte dhe rritje të eksportit./Telegrafi/

The post Mickoski: Jam optimist se rritja e BPV-së do të jetë ndërmjet 3.5 dhe 4 për qind appeared first on Telegrafi.