Kasami: Për momentin pozicionet e VLEN-it mbeten të pandryshuara në Qeveri

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot, tha se në periudhën e ardhshme do të nominohen emra të rinj për të zëvendësuar Aleancën për Shqiptarët, krahun e Arben Taravarit, i cili u largua nga koalicioni qeveritar.

Lexo po ashtu
Kasami: Për momentin pozicionet e VLEN-it mbeten të pandryshuara në Qeveri

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Ekzekutiv mbrëmë, diskutuam situatën aktuale ekonomike dhe politike në vend. Pres t’ua paraqes propozimet për kandidatët për kryetar të komunave anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv deri në fund të muajit, dhe që andej do t’i kalohet Komitetit Qendror. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv më kanë autorizuar që në periudhën e ardhshme të nominoj emra të rinj që do të zëvendësojnë emrat e atyre që vendosën t’i bashkohen Ali Ahmetit dhe BDI-së, pra nga partia e Arben Taravarit”, tha Mickoski pasi vendosi gurthemelin e një salle sportive shkollore në një objekt të degës së shkollës fillore “Goce Delçev” në fshatin Dolno Lisiçe, Komuna e Aerodromit.

Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse resoret e lëna nga Taravari do t’i mbeten VLEN-it apo do të ndahen, tha se shumë gjëra do të bëhen më të qarta në periudhën e ardhshme, bëri thirrje për durim dhe shprehu besim se do të arrihet një marrëveshje.

Mbrëmë, në një seancë të Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, ku u diskutua situata aktuale ekonomike dhe politike në vend, u autorizua kryetari i partisë dhe kryeministri Hristijan Mickoski të propozojë zgjidhje të reja kadrovike për pozicionet që më parë i përkisnin Aleancës për Shqiptarët, pas vendimit të Arben Taravarit për t’u larguar nga koalicioni qeveritar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami sot tha se pozicionet e VLEN-it në qeveri nuk do të ndryshohen, por se janë të gatshëm për rokada./Telegrafi/

The post Mickoski: Javën e ardhshme do të ketë njoftime mbi ndryshimet në qeveri appeared first on Telegrafi.