Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski njoftoi se procedura për emërimin e ministrave të rinj në Qeveri duhet të përfundojë javën e ardhshme.

Në gjysmën e parë të korrikut, njofton ai, do të dihet edhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Mickoski komentoi edhe kritikat ndaj Qeverisë nga Arben Taravari, duke thënë se kreu i ASH-së për fat të keq përfaqëson një zhgënjim të madh.

“Për ministrat mendoj se javën e ardhshme do të përfundojë procedura. Ndërsa për Taravarin folëm mjaftë, ai vetë tregoi mjaftueshëm për veten e tij. Gjithçka që do të them unë do të jetë tepricë, fatkeqësisht mendoj se ai në vetvete është një zhgënjim i madh”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Kemi folur mjaft, por Taravari në vetvete është një zhgënjim i madh appeared first on Telegrafi.