Kreu i OBRM-PDUM-së, Hrisitjan Mickoski thotë se sot kanë nisur formalisht nismën në të cilën do të kërkohet të hiqet Ligjit për regjistrimk që u miratua pa konsensus dhe pa respektim elementar të shëndetit të qytetarëve.

Ai thotë se një pjesë e madhe e shteteve në rajon si Bullgaria, Serbia, Kroacia, Romania dhe Gjermania kanë vendosur të anulojnë regjistrimin për në vjeshtë ose për pranverën e vitit 2022.

“Maqedonia është në fund për nga numri i të infektuarve dhe për nga numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të paaftësisë së Qeverisë për të menaxhuar me COVID-19. Për arsye se te ne është e pamundur të ndodhë në vjeshtën e vitit 2021 për shkak të zgjedhjeve lokale dhe fushata, ju bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të kujdesen për shëndetin e qytetarëve dhe ta anulojnë regjistrimin për në pranverën e vitit 2022”, tha Mickoski.

Ai theksoi nuk do të ndryshojë asgjë nëse regjistrimi do të anulohet për disa muaj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Mickoski kërkon regjistrim elektronik ose anulim deri në vitin 2022 shkruan Telegrafi.