Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot nënshkroi marrëveshje me partnerët e koalicionit.

Marrëveshja është nënshkruar me 24 parti, në mesin e të cilave është edhe “Dinjiteti” i Stojançe Angellovit dhe “Të bashkuar për Maqedoninë” e Lube Boshkovskit, si dhe LD-ja e Pavle Trajanovit, parti këta që së fundmi ishin pjesë e koalicionit qeverisës.

“Sot nënshkruam kartën për koalicion strategjik dhe vendosjen e parimeve të punës së ardhshme të koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, i quajtur “Maqedonia jote”. Qëndrojmë pas valës së ndryshimeve që duhet të sigurojnë një Maqedoni të qëndrueshme dhe të fortë!”, tha Mickoski.

Mickoski: Koalicioni i OBRM-PDUKM-së “Maqedonia jote” qëndron pas valës së ndryshimeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";