Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në Londër në Samitin e Ballkanit Perëndimor – Procesi i Berlinit, njoftoi sot pasdite se kishte nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë amerikano-britanike “Burstock”, e cila do të investojë në industrinë e specializuar ushtarake në Maqedoni.

“Sot nënshkruam një memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikano-britanike “Burstock”, e cila do të investojë deri në 150 milionë dollarë në industrinë e specializuar ushtarake në Maqedoni, do të kemi 1.000 vende të reja pune me paga të larta dhe ky është vetëm fillimi”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se presin që investimet në industrinë ushtarake të arrijnë më shumë se një miliard dollarë.

“Kompania “Burstock” ka shumë vite përvojë në fushat e mbrojtjes, diplomacisë, sigurisë dhe inteligjencës, trajnimit, shërbimeve të konsulencës dhe menaxhimit të projekteve, si dhe specializim në sektorët komercialë detarë dhe të aviacionit”, shtoi Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";