Mickoski: Korrupsioni është një taksë mbi të varfrit, ne duhet ta zhdukim atë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në promovimin e sotëm të kandidatëve për kryetar të komunave të kësaj partie, tha se po fillon një fushatë e re zgjedhore dhe se ajo nuk duhet të jetë një teatër i premtimeve boshe, por mandati i kryetarëve të komunave është marrëveshje me qytetarët.

“Në thelb, ata presin diçka edhe më të thellë, dinjitet dhe njerëzim. Fushata nuk duhet të jetë teatër i premtimeve boshe, duhet të jetë një urë midis së vërtetës dhe shpresës, për të treguar qëllim të sinqertë, e jo për të errësuar me iluzione. Është moment i bindjes, por moment pasqyrimi. Atje mund të shihni si popullin ashtu edhe personin që kandidohet, por edhe sinqeritetin e tyre të ndërsjellë. Pritjet janë gjithmonë të larta. Populli pret një jetë më të mirë, siguri, drejtësi dhe perspektivë. Por në thelb, ai pret diçka edhe më të thellë: dinjitet dhe humanizëm, të mos mashtrohet, të mos trajtohet si mjet, por si qëllim, për mirëqenien e të cilit duhet të punohet me përgjegjësi dhe qëndrimi im në politikë ka qenë gjithmonë i ndershëm ndaj gjërave”, theksoi Mickoski.

Mickoski tha se kjo qeveri i ka shpallur luftë korrupsionit dhe ka sjellur drejtësi.

“Së pari, lufta kundër korrupsionit. Nuk ka përparim pa ndershmëri. Nuk ka drejtësi pa përgjegjësi. Korrupsioni është një taksë mbi të varfrit – dhe ne duhet ta zhdukim atë. Ose do të ketë drejtësi dhe rend, ose nuk do të ketë shtet! Ose politikanë të korruptuar, mafiozë ose Maqedoni! Ne do të jemi në ballë të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj! Dhe do ta shihni këtë! Së dyti, standardi i jetesës së qytetarëve. Detyra jonë është të krijojmë kushte për një jetë dinjitoze, paga më të larta, një jetë të mirë për pensionistët, çmime të qëndrueshme, mbështetje për familjet. Në kushte të problemeve serioze ekonomike, inflacion që vështirë edhe në botë të qetësohet, kemi përgjegjësi dhe detyrim të miratojmë masa dhe hapa që do t’u sjellin dobi qytetarëve dhe do të rrisin dhe përmirësojnë standardin e tyre të jetesës”, deklaroi Mickoski.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy