Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka komentuar raportin e KE-së për vendin, ku theksohet se pushteti ekzekutiv ushtron presion mbi gjyqësorin dhe drejtësinë. Kryeministri për këtë doli me kundërpropozim ku tha se le të vijë Komisioni Europian dhe të zgjedhë një Këshill Gjyqësor dhe prokurorë, thjesht le t’i largojë këta.

Le të vijë Komisioni Evropian dhe le të zgjedhë një këshill gjyqësor dhe prokurorë, ne do të punojmë me ta. Vetëm le t’i largojnë këta, unë nuk kam pse të bëj asgjë, vetëm le t’i largojnë këta, le t’i zgjedhin ata. Çdo seancë e këshillit gjyqësor është skandal pas skandali, le t’i zgjedhin ata, ne nuk ndërhyjmë“, tha Mickoski, duke komentuar pretendimet e raportit në të cilin u vu re qartë ndërhyrja e autoriteteve të tjera në pushtetin gjyqësor.

Ai tha se gjyqësori në vend ka besueshmëri vetëm dy përqind, ndërsa vazhdon të shpenzojnë nga buxheti i shtetit.

Advertisement

Unë u tërhoqa. E shihni që nuk po bëjmë asgjë. Ne votuam për një interpelancë, ata me një vlerësim prej dy përqind vazhduan të shpenzonin buxhetin në shpinën tuaj me dy deri në tre mijë euro. Kaq kanë ata dy përqind. Nëse do të kisha një vlerësim prej dy përqind, do të largohesha vetë. Nuk kam fuqinë t’i detyroj të largohen që andej. Tani do të presim që mandatet e tyre të skadojnë dhe do t’i zëvendësojmë me të tjerë.

Ndërkohë, po bëjmë ndryshime në zgjidhjet ligjore që janë pjesë e planit të rritjes dhe axhendës së reformave dhe ato duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Javën tjetër kam një takim me Ministrin e Drejtësisë për të parë se ku jemi.

Kemi shumë zgjidhje ligjore që janë në proces dhe le të fillojmë t’i miratojmë ngadalë një nga një në Kuvend. E njëjta gjë vlen edhe për prokurorin. Vlerësimi i tyre është 0.1, 0.2, 0.5. Nëse flasim për drejtësi dhe nëse ata mendojnë se këta njerëz duhet të sjellin drejtësi, nuk e di kush në Maqedoni beson se ata mund të sjellin drejtësi“, tha Mickoski dhe doli me kundërpropozimin për KE-në./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy