Mickoski: Ligjet reformuese nuk varen nga “Badenteri”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski sot gjatë hapjes së “fshatit maqedonas” foli për shumicën parlamentare dhe çështjen e badenterit.

Ai tha se gjithçka është e mundur dhe jo e mundur për zgjerimin e shumicës parlamentare.

“Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika është çështje e mundësisë”, tha Mickoski.

Lidhur me reformat në vend, Mickoski tha se ligjet reformuese nuk varen nga “Badenteri”.

Advertisement

“Nuk varen ligjet reformuese nga Badenteri. Jo, nuk varen nga Badenteri, mund që disa të jenë me 80 deputetë me shumicë prej 2/3. Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus politik, sepse mund ndonjë prej partive politike sërish të aplikojë filibustering, dhe të mos miratohet Kodi Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë se duhet Badenter, duhet të kemi konsensus politik, dhe me informacionet që kam, kemi. Tani do ta shohim kur do të hyjë në procedurë parlamentare”, tha Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Ligjet reformuese nuk varen nga “Badenteri” appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy