Kryetari i OBRM-PDUKM-së në “Facebook” shkruan se Zaev ka premtuar të ardhme në Evropë, ndërsa vendi nuk mund t’i hiqet Afrikës.

“Premtonte jetë, dhe u shndërrua rekorder në mizerie. Premtuan drejtësi, mbetëm në regjim hibrid”, shkruan Mickoski.

Sipas tij, me Qeverinë e Zaevit tashmë edhe zyrtarisht Maqedonia është në “regjim hibrid” i cili është më i “korruptuari” në Ervopë.

“Sipas Indeksit të demokracisë, në vitin 2020, Maqedonia ndodhen në vendin e 78-të dhe ne kemi lëvizur vetëm një vend para në krahasim me vitin e kaluar në listën që e bën “Economist”, që sërish thotë se në vend ka regjim hibrid”, shkruan Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai përmend se sipas Transparency International Maqedonia është ndër vendet më të korruptuara bashkërisht me grupin e Tanzanisë, Burkina Faso, Kollubi, Gambi ndërsa sipas Indeksit të demokracisë jemi bashkërisht me El Salvadorin, Ukrainën dhe Bangladeshin./Telegrafi/

Mickoski: Maqedonia me Qeverinë e Zaevit zyrtarisht është regjim hibrid shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";