Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili së bashku me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski është në Budapest për një takim me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Peter Sijarto, tha se ata morën mbështetje të qartë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.

“E filluam mëngjesin me një mëngjes pune me Ministrin e Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, dhe ditën e vazhduam me një takim pune me Kryeministrin dhe mikun e madh të Maqedonisë, Victor Orban. Biseduam për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Maqedoni, ata ndanë përvojat e tyre në trajtimin e pandemisë me COVID, e cila gjithashtu ndihet këtu në Hungari.

Në të njëjtën kohë biseduam për rrugën e bllokuar të Maqedonisë brenda Bashkimit Evropian dhe nikoqirët tanë ndanë përvojën e tyre se si shkuan negociatat kur Hungaria praktikisht u bë anëtare e Bashkimit Evropian.

Nga nikoqirët u riafirmua mbështetja e qartë për Maqedoninë, për popullin maqedonas, për qytetarët e Maqedonisë dhe mbështetjen e qartë në procesin e integrimit evropian që Maqedonia një ditë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mickoski: Mbështetje të qartë nga Hungaria për anëtarësimin e Maqedonisë në BE shkruan Telegrafi.