Mickoski: Me një rezolutë të përbashkët në PE do të tregojmë se jemi fqinjë të mirë me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se një rezolutë e përbashkët me Bullgarinë në Parlamentin Evropian, e cila do të konfirmonte veçantinë e identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, do të ishte një shembull për të dy vendet që të tregojnë se çfarë do të thotë fqinjësi e mirë dhe mbështetje e ndërsjellë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai nuk u përgjigj nëse kishte një përgjigje nga Sofja zyrtare ndaj propozimit të tij për një rezolutë të përbashkët, por theksoi se ajo që ai propozoi ishte “një përgjigje ndaj temës së hapur nga Presidenti bullgar Rumen Radev” dhe deklarata e tij se kushti i vetëm ishte vetëm një ndryshim i Kushtetutës dhe përfshirja e qytetarëve maqedonas që deklarohen si anëtarë të komunitetit bullgar.

“Prandaj thashë, në rregull, nëse ky është kushti i vetëm, këtu, para se të arrijmë te ai kusht, le ta përmbushim atë, së bashku, përmes eurodeputetëve bullgarë, të propozojmë një rezolutë me të cilën së bashku, si fqinjë, do të konfirmojmë identitetin e veçantë maqedonas, gjuhën e veçantë maqedonase. Dhe pastaj, si shenjë vullneti të mirë, shteti bullgar duhet të zbatojë vendimet nga Strasburgu, të cilat i referohen të drejtave të njeriut që u mohohen maqedonasve në Bullgari, dhe më në fund të regjistrojë “OBM Ilinden Pirin”, në mënyrë që “OBM Ilinden Pirin” të mund të propozojë përfaqësuesin e saj në Këshillin e Ministrave për Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave në Bullgari. Ja, le ta bëjmë këtë së bashku, si fqinjë të mirë. Ne kemi detyrimin tonë, ata kanë detyrimin e tyre”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve së gazetarëve gjatë një vizite në Tetovë.

Sipas kryeministrit, kjo është mënyra “për të treguar se çfarë do të thotë fqinjësi e mirë dhe çfarë do të thotë të mbështesim njëri-tjetrin”./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: Me një rezolutë të përbashkët në PE do të tregojmë se jemi fqinjë të mirë me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy