
Kryeministri Hristijan Mickoski, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka realizuar takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Në një deklaratë për media, Mickoski thotë se ka diskutuar për afrimin e RMV-së në BE.
“Sërish biseduam për temat aktuale, natyrisht për afrimin e vendit tonë drejt BE-së dhe përfundimisht për fillimin formal të negociatave. Në takimin i përsëritëm absolutisht qëndrimet tona të vetme, të cilat me të vërtetë janë qëndrime dinjitoze pas të gjitha atyre poshtërimeve që na kanë ndodhur në të kaluarën, në këto 25 vitet e fundit që kur praktikisht filloi rrugëtimi jonë drejt afrimit me BE-në.
Kishim një takim miqësor dhe do të thosha mjaft produktiv, thjesht, gjithçka që përbën prioritetin tonë është gjithashtu prioritet i zotit Koshta. Përveç afrimit me BE-në dhe fillimit të negociatave, kishte edhe disa projekte të tjera që për ne janë strategjikisht të rëndësishme për ne, e ka të bëjë me interkonektorin e gazit me Serbinë dhe dega e gazsjellësit drejt Kosovës fqinje”, thotë Mickoski.
Mickoski thotë se ishte një takim produktiv dhe se do ta vazhdojë edhe më tej me takimet tona këtu në Bruksel./Telegrafi/