Në gjashtë muajt e parë, pas një kohe të gjatë, eksportet janë rritur më shumë se importet, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një vizite në komunën e Petrovecit, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

“Pas një kohe të gjatë, në gjashtë muajt e parë, eksportet janë rritur më shumë se importet. Eksportet u rritën me 2.9% në 6 muajt e parë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa importet me 2.3 ose 2.4% në të njëjtën periudhë.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, deficiti tregtar me vendet e huaja është ulur, dhe kjo po ndodh në kushte kur industria e automobilave është në gjendjen në të cilën është, dhe komponenti ynë i eksportit bie kryesisht mbi industrinë e automobilave.

Pres që një aktivitet i tillë ekonomik të vazhdojë edhe në periudhën në vijim”, tha kryeministri Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Në gjashtë muajt e parë, eksportet u rritën më shumë se importet appeared first on Telegrafi.