Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në Washington është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në një postim në Facebook për takimin me Ramën, Mickoski shkruan se “rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve”.

“Zhvillova takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse punohet shpejt për të ardhmen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve. Të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta”, ka shkruar Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga kabineti i tij, njoftojnë se sot Mickoski ka pasur edhe takime tjera në kuadër të Samitit të NATO-s në Washington./Telegrafi/

The post Mickoski në takim me Ramën: Është koha për të filluar epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta appeared first on Telegrafi.