Nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse përfaqësuesit e koalicionit qeveritar do të fitojnë zgjedhjet lokale më 19 tetor, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria është e qëndrueshme dhe koherente, dhe koalicioni qeveritar do t’i fitojë këto zgjedhje lokale”, tha Mickoski në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai theksoi se qeveria ka një mandat katërvjeçar, një periudhë gjatë së cilës planifikon të zbatojë projektet e premtuara, dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç tha ai, do të nënkuptojnë vetëm shtyrjen e tyre për të paktën gjashtë muaj.

“Si OBRM-PDUKM, zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të na përshtaten, por ne nuk i shohim gjërat në aspektin e partive, por në aspektin e shtetit. Nëse shkojmë në zgjedhje, të gjitha projektet që duhet të zbatojmë do të ngecin për të paktën gjashtë muaj”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur nëse pret të ketë probleme në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pse dikush po luan përsëri kartën e nacionalizmit, ai tha se nuk ka dijeni se ka indikacione për incidente të planifikuara./Telegrafi/