Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se në programin e partisë planifikojnë që tatimin e sheshtë prej 10 për qind, ta ulin në 8 për qind.

Mickoski tha se në rast se vijnë në pushtet, do të shtojnë kontrollet për gjendjen e fiskalizimit.

“Po, për tatimin e sheshtë prej 10%, planifikojmë të ulet në të ardhmen, deri në 8%, këtë e kemi thënë. Si mendoj, ja masa e parë do të jetë, nuk do të bëjmë kthimin e TVSH-së për kompani me deklarata të rreme doganore prej multimilionave. Fillimisht aty do të nisim.

E dyta, do të bëjmë analizë në të gjithë territorin e Maqedonisë, ku zbatohet fiskalizimi pas gjithë kësaj kohe dhe ku nuk zbatohet dhe disa politika tjera që planifikojmë seriozisht t’i zbatojmë dhe besoni nuk bëjmë shakat”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Mickoski: Nuk do të bëjmë kthimin e TVSH-së për kompani me deklarata të rreme doganore shkruan Telegrafi.