Deri në këtë moment nuk ka arritur asnjë koment nga Kabineti i presidentit bullgar, Rumen Radev për një takim të mundshëm me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, thotë kryeministri Hristian Mickoski.

Mickoski, theksoi se tani për tani komenti i vetëm është përmes mediumeve dhe ajo është deklarata e deputetit evropian, Andrej Kovaçev, i cili vjen nga partia simotër GERB, që mund të interpretohet si refuzim.

“Nuk ka arritur kurfaë komenti nga kabineti i Radevit. Vetëm përmes mediumeve, nëse ajo mund të interpretohet si refuzim, është ajo deklarata e eurodeputetit Andrej Kovaçev, i cili vjen nga partia simotër GERB, i cili thotë se Bullgarisë nuk i nevojitet kurfaë mediacioni dhe që këtej mund ta interpretojmë se ata praktikisht e refuzojnë ofertën e hapur, të ciëlën këtu në Shkup e dha ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp për planin opreativ për punësim.

I pyetur për të komentuar lidhur me propozimin kreativ të presidentes Siljanovska Davkova për të ashtuquajturin protokoll i tretë lidhur me komisionin historik, Mickoski tha se do të komentonte propozime publike kreative.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk do të komentoja propozime publike kreative, do të përmbahem. Do të kahëzohem drejt asaj që tani para nesh është fakt, e ajo është rezoluta nga Parlamenti evropian, e cila për herë të parë në kuptimin historik ka për qëllim dhe atë e prësëritë në vetë tekstin disa herë, numëruan disa nga mediumet tek fqinji ynë lindor, katër herë. Fakti, ai është, identiteti shekullor i posaçëm maqedonas dhe gjuha e posaçme maqedonase, modifikimin ndërkombëtar të së cilës e shënuam ditë më parë”, deklaroi Mickoski.

The post Mickoski: Nuk kam koment për ndonjë takim të mundshëm të Siljanovska Davkovës me Radevin në samitin e NATO-s appeared first on Telegrafi.