Sonte përpara fillimit të protestës “Ultimatum – Jo faleminderit”, lideri i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski tha se propozimi francez është kapitullim për Maqedoninë.

Ai tha se Maqedonisë nuk i duhet Evropa nëse kalon vendi në asimilim.

“Populli i Maqedonisë nuk do ta harrojë këtë. Nuk na duhet Evropa, nëse duhet të asimilohemi”, ishte mesazhi i Hristijan Mickoskit.

“Nuk dua të jem në Evropë sepse kam të drejtë të jem maqedonas, që flet gjuhën maqedonase dhe që lufton për Maqedoninë e tij, për identitetin e tij, për kulturën e tij, për historinë e tij dhe për trashëgiminë e tij. Këtë dua ta porosis sot, dhe kështu porosisin këta dhjetëra mijëra qytetarë, tani pas disa javësh nga ai manifestim madhështor i 18 qershorit”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç tha Mickoski, ai i thotë Qeverisë se nuk i intereson mesazhi i Edi Ramës, por i intereson mesazhi i këtyre mijëra njerëzve këtu, dhe kjo është “jo” për propozimin e fundit.

“Ne do të presim, nëse Evropa është e gatshme të na presë ne si vendas të qytetëruar ku e kemi vendin, janë të mirëseardhur, identiteti është para së gjithash”, theksoi lideri i OBRM-PDUKM-së, Mickoski.

Mickoski shtoi se në protestë ka njerëz nga të gjitha partitë politike, por edhe të pavendosur, që protestojnë kundër qeverisë aktuale.

Mickoski: Nuk na duhet BE nëse ne shkojmë drejt asimilimit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";