Është bërë përurimi i pikë-kalimit të përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Hani i Elezit – Bllacë”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministrat e dy vendeve, ai i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe i Kosovës Albin Kurti, shoqëruar dhe nga ministra të tjerë të të dy qeverive, informon Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve.

“Një vendim i duhur për lehtësimin e lëvizjes së qyettarëve tanë ndërmjet dy vendeve, një lehtësim për ekonominë e dy vendeve. Tashmë kemi një pikë ndalese, një pikë kontrolli, si dëshmi që kufiri nuk duhet të jetë mur por duhet të jetë urë bashkëpunimi mes vendeve. Një urë prej të e cila presim të kalojnë me miliona njerëz brenda vitit, ky kufi që deri vonë është parë si pengesë, tash e tutje do të shihet si lehtësim pa asnjë pengesë”, tha Mickoski. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: “One Stop Shop”, një lehtësim për qytetarët, ekonominë dhe tregtinë ndërmjet dy shteteve appeared first on Telegrafi.