Shumica dërrmuese e qytetarëve, pa dallim etnie, janë për referendum, theksoi sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se ende nuk ka dëgjuar qëndrimin e opozitës shqiptare, por ai beson se pas mbështetjes gjatë votimit për, siç tha, një fletë në Kuvend, ka dilemë nëse janë fare në opozitë.

“Ose janë një variant rezervë apo një pishinë për anëtarët e qeverisë. Këtu tashmë kam një dilemë se ku bëjnë pjesë. Për t’u identifikuar si opozitë duhet të dalin në publik me pikëpamje që do të kritikojnë qeverinë. Nëse ata mbështesin pikëpamjet e qeverisë, atëherë nuk e shoh se si mund ta identifikojnë veten si opozitë”, tha Mickoski.

Lideri i OBRM-PDUKM-së shtoi se shumica më e madhe e qytetarëve, gjë që e kanë treguar edhe sondazhet, janë pro referendumit sepse, siç tha ai, kjo është me rëndësi thelbësore për qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Mickoski: Opozita shqiptare të del me qëndrim, a është opozitë a është me pushtetin shkruan Telegrafi.