Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot se është arritur një zgjidhje për pagesën e pesë muajve të rrogave të papaguara për punonjësit e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Gjatë një takimi me Zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti dhe Drejtorin e Inspektoratit, Arsim Idrizi, u diskutua për gjendjen financiare të punonjësve dhe mundësitë për trajtimin e situatës.

Kryeministri bëri të ditur se Inspektorati do të kalojë në kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim funksionalitetin institucional dhe realizimin e pagesave.

Ndryshimet ligjore, të cilat pritet të miratohen në Kuvend, do të mundësojnë pagesën e pagave të papaguara. Mickoski nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak për shmangien e bllokadave dhe përpjekjeve për keqpërdorime politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në përfundim të takimit, kryeministri njoftoi formimin e një grupi pune për riorganizimin përfundimtar të Inspektoratit dhe përcaktimin e kompetencave të tij.

The post Mickoski: Pagesat e prapambetura për punonjësit në Inspektoratin e Gjuhëve do të realizohen appeared first on Telegrafi.