Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski shprehu ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut, duke theksuar se si lider shpirtëror, ai lë pas një gjurmë jashtëzakonisht humane, të nderuar dhe të përkushtuar në historinë e botës moderne.

“Mesazhi i tij për paqen, solidaritetin, kujdesin për më të pambrojturit dhe dialogun mes popujve ishte dritë për miliona njerëz, pa dallim besimi apo kombi. Ai ishte një zë i ndërgjegjes në një kohë sfidash globale dhe një shembull i pamatshëm i njerëzimit dhe guximit moral. Papa Françesku ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Maqedoninë ndër vite, për përpjekjet e saj për paqe, bashkëjetesë dhe respekt për diversitetin” thuhet në postimin e kryeministrit Mickoski në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Kryeministri shton se fjalët e tij kanë qenë gjithmonë inkurajuese, dhe qëndrimi i tij ndaj popullit tonë ka qenë i mbushur me ngrohtësi dhe respekt.

“Në emrin tim personal, në emër të Qeverisë dhe qytetarëve, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Vatikanit, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve të pikëlluar sot. Lavdi dhe mirënjohje të përjetshme atij”, thuhet në ngushëllimet e shprehura nga Mickoski për Papa Françeskun./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Papa Françesku vazhdimisht ka shprehur mbështetjen e tij për Maqedoninë appeared first on Telegrafi.