Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë vizitës në Sveti Nikollë potencoi tha se parkingu në Qendrën Klinike në Shkup duhet të menaxhohet nga kompania private.

Ai shtoi se studimi i fizibilitit, ishte porositur nga ish-qeveria dhe e njejta ka treguar se Parkingu në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” duhet të menaxhohet nga operatori privat.

Ai vlerëson se pronari aktual – Parkingu i Qytetit – Shkup, s`ka kapacitete për të vendosur rendin me rrëmujën që krijohet në kompleksin e klinikave.

“Është publikuar shpallja, është paraqitur vetëm një kompani. Asgjë s`kemi nënshkruar, asgjë s`ka përfunduar. Nëse opinioni nuk është I kënaqur, nuk do të thotë se do të nënshkruajmë marrëveshje. S`ka vendim Qeverie. Ne si Qeveri duam që ta organizojmë rrëmujën. Atje menaxhon Parkingu I Qytetit, le të krijojnë rend, s`kemi asgjë kundër”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Parkingu i Qendrës Klinike duhet të menaxhohet nga kompania private appeared first on Telegrafi.