Kryeministri Hristijan Mickoski tha se po punohet me dinamikë të përshpejtuar në ndërtimin e autostradave që janë pjesë e Korridorit 8.

Mickoski thotë se është optimist se disa prej tyre do të përfundojnë para kohe, marrë parasysh dinamikën e punës.

“Me tempo të fuqishme po punohet në ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan. Është hapur front. Më shumë se 75% nga fronti për punë është hapur. Punohet me dinamikë të pandërprerë, një numër i madh i aktiviteteve do të realizohen këtë vit”.

“Gjithashtu me dinamikë të pandërprerë punohet edhe në autostradën Tetovë-Gostivar si dhe në autostradën Prilep-Manastir, pres që para kohe, para planit të paraparë të përfundohen”, tha mes tjerash Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mickoski për autostradat në Korridorin 8: Pres të përfundohen para kohe appeared first on Telegrafi.