Kryeministri Hristijan Mickoski nuk e pa përjashtuar mundësinë që Ziadin Sela të bëhet pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve lokale.
Megjithatë, Mickoski tha se nuk ka pasur kërkesë nga Sela për takim.
I pyetur se a është e mundur hyrja e Ziadin Selës pas zgjedhjeve lokale në qeveri, pasi edhe zv. kryeministri Mexhiti paralajmëroi mundësi të tillë?, Kryeministri tha se në politikë është gjithçka e mundur.
“Me rëndësi është të tregohet se më tepër se 600 mijë votues pas një vjet e gjysmë nga zgjedhjet parlamentare, i dhanë legjitimitet të plotë kësaj qeverie dhe ne vazhdojmë me politikat reformuese që i kemi nisur si qeveri para 16 muajve, kur u zgjodhëm”, theksoi Mickoski.
Mickoski poashtu deklaroi se nuk ka pasur kërkesë për takim nga Ziadin Sela.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
