Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka folur për procesin arsimor në vend, gjegjësisht mungesën e librave në vitin e ri shkollor.

Ai tha se “si person që është pjesë e procesit arsimor mund të konstatoj që gjeneratat e reja janë “gjymtuar” për shkak se kjo qeveri kriminele e BDI-së dhe LSDM-së duan që nëpërmjet keqpërdorimit të tenderëve të montuar të pasurohen”.

“Kjo është arsyeja përse vonohen tekstet e librave”, tha Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se në këtë situatë shtrohet pyetja se çfarë ka bërë Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë gjithë vitit që më 1 shtator e kanë kuptuar se tekstet shkollore nuk janë shtypur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mund të konstatoj se vetëm krimi dhe paaftësia është në prapavijë të asaj që na ndodh disa vite me radhë nga qeverisja e BDI-së dhe LSDM-së”, ka përfunduar Mickoski.

The post Mickoski për mungesën e librave: Gjeneratat e të rinjve janë “gjymtuar” appeared first on Telegrafi.