Mickoski: Pres me padurim që LSDM të paraqet rezolutën për vijat e kuqe me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se mezi presin rezolutën për vijat e kuqe me Bullgarinë që LSDM-ja opozitare e ka shpallur prej një muaji për të dhënë kontributin e saj dhe për të shprehur pikëpamjet e saj.

“Ne mezi presim që të vijë ajo rezolutë që të japim kontributin tonë. A nuk na tha vetë opozita se na duhet një performancë e përbashkët, burrështetas? Ja ku presim që rezoluta e LSDM-së për të cilën është folur prej një muaji më në fund të shfaqet në Kuvend, që ne si parti politike të japim kontributin tonë”, tha Mickoski në “Sitel”.

Ai theksoi se së pari do të duhet ta shohin atë rezolutë dhe më pas të japin mendimin e tyre mbi përmbajtjen, sepse, siç tha ai, nuk mund të pritet që opozita thjesht të pranojë atë që ata paraqesin./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy