Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se pret që Maqedonia të jetë ndër vendet e para që do të fitojë Marrëveshje për Tregti të Lirë me Shtetet e Bashkuara.

I pyetur për efektet e vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në Shtetet e Bashkuara dhe takimit të tij me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Mickoski tha se përshtypjet nga ai takim janë jashtëzakonisht të larta.

“Mucunski është ndër shtatë ministrat e parë të jashtëm nga Evropa që u pritën në nivel dypalësh nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio në Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara. Takimi zgjati rreth 45 minuta, gjatë të cilit u theksua edhe një herë bashkëpunimi strategjik dhe rëndësia e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve, bashkëpunimi jashtëzakonisht i sinqertë deri më tani me administratën e Presidentit Trump dhe pritjet për të ardhmen”, tha Mickoski para fillimit të akademisë ceremoniale me rastin e 80-vjetorit të Entit Shtetëror të Statistikave.

Lidhur me pritjet për rritjen e BPV-së, Mickoski tha se pret që RMV të jetë në pesë ekonomitë kryesore në Evropë në tremujorin e parë të këtij viti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Pres që në tremujorin e parë të këtij viti të jemi ndër pesë ekonomitë e para në Evropë appeared first on Telegrafi.