Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pret që SHBA të ulin ende tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e di nëse Shqipëria ka një tarifë prej 10%. Nga ajo që pamë si një deklaratë nga Kabineti i Presidentit Trump, kjo është faza e parë, jo një marrëveshje. Këto janë në fakt marzhe tregtare. Negociatat vazhdojnë për ne. Aktualisht jemi në një “pauzë” dhe menjëherë pas pushimeve, në gjysmën e dytë të gushtit, do të vazhdojmë me marrëveshjet. Pres që të ulim edhe më shumë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski pasi Presidenti i SHBA-së nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke njoftuar zyrtarisht tarifat e reja për importet nga dhjetëra vende.

Tarifat e reja do të aplikohen brenda shtatë ditësh, pra nga 7 gushti, dhe do të variojnë nga 10 deri në 50 përqind. Maqedonia e Veriut mori një normë prej 15 përqind, identike me atë që do të zbatohet për Bashkimin Evropian.

Kryeministri theksoi se Serbia ka 35%, Bosnja dhe Hercegovina 30, Zvicra 39%, ndërsa Maqedonia është në grupin e Norvegjisë, Izraelit, BE-së, etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dua të falënderoj SHBA-në për korrigjimin e tarifës. Jam optimist se do të zbresim edhe më poshtë”, shtoi Mickoski pasi vizitoi Klinikën për vesh, hundë dhe fyt./Telegrafi/

The post Mickoski: Pres tarifa edhe më të ulëta nga Trump në periudhën e ardhshme appeared first on Telegrafi.