
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me rritjen prej 20 përqind të turizmit në Maqedoni, si dhe cilët janë faktorët që e sjellin rritjen dhe cilat janë pritshmërit e Qeverisë, deklaroi se pret që numri i turistëve të arrij deri në një milionë e gjysmë.
„Po, kjo është një e dhënë e mirë për katër muajt e parë të këtij viti. Një e dhënë pozitive në kuptimin që kemi rritje prej më shumë se 20% sa i përket numrit të turistëve dhe netë- qëndrimeve. Kjo do të thotë më shumë para për qytetarët që ofrojnë shërbime për këta turistë.
Kjo do të thotë se, nëse mesatarja është rreth 800 euro, secili prej tyre ka shpenzuar jashtë aranzhmanit. Këto janë vërtet qindra miliona euro që do të mbeten këtu, tek ne, në gastromomi,veprimtarinë shërbyese dhe të tjera.”
Ai shtoi se pret shtim edhe më të madh.
The post Mickoski: Presim deri në një milion e gjysmë turistë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.