Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski dërgoi një mesazh urimi me rastin e 1 Majit, Ditës së Punës.

“Sot u bëjmë homazh të gjithë punëtorëve, atyre që e çojnë shoqërinë përpara me këmbënguljen, përgjegjësinë dhe ndershmërinë e tyre”, shkroi kryeministri Hristijan Mickoski në mesazhin e tij të urimit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maj.

Puna, siç thekson Mickoski, është një nga vlerat më të mëdha mbi të cilat ndërtohet dinjiteti i çdo personi dhe për këtë arsye është themeli i çdo vendi të përparuar.

“Qeveria do të vazhdojë të jetë plotësisht e përkushtuar për përmirësimin e standardeve të jetesës së qytetarëve të saj në të ardhmen. Duke rritur pagën minimale dhe mesatare, duke rritur pensionet, duke mbështetur vende të reja pune, duke promovuar të drejtat e punëtorëve dhe duke ulur papunësinë, ne po investojmë në vlerat e vërteta, punën, dijen dhe njerëzit”, thekson Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri thekson se çdo sukses fillon me personin dhe varet nga vetëbesimi, stabiliteti dhe motivimi i tij./Telegrafi/

The post Mickoski: Puna është themeli i çdo vendi të përparuar appeared first on Telegrafi.