Mickoski: Qeveria e kaluar LSDM-BDI kishte ndaluar gazpërçuesin me Greqinë, tani po ndërtohet dhe pres të përfundojë gjatë mandatit tim si kryeministër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazpërçuesi me Greqinë ka filluar të ndërtohet, pasi që ishte frenuar, për shkak se Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së krijuan specifikim, i cili nuk i përgjigjet kritereve, tha sot kryemini Hristian Mickoski, i cili iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve nëse po ndërtohet gazpërçuesi me Greqinë dhe çfarë rëndësie do të ketë për shtetin tonë.

“Si Qeveri hasëm një projekt, i cili shtatë vite nuk kishte lëvizur nga vendi dhe kur ishte bërë njëfarë evaluimi, atëherë kredi-ofruesit vendosën ta ndërprejnë. Për shkak se Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së kishte krijuar specifikim të tillë që nuk i përgjigjet kritereve, të cilat i japin kredidhënësit. E vendosëm në shirit të shpejtë atë projekt, e korriogjuam me kryesinë e re të NOMAGAS edhe dokumentacionin e tenderit”, deklaroi Mickoski pas inaugurimit të rikonstruimit të Sektorit për punë drejtuese në Shkup.

Theksoi se kjo procedurë tenderi ka përfunduar, është nënshkruar marrëveshje me ndërmarrjen e kryesve dhe për momentin por rrjedhin aktivitetet ndërtimore.

“Shpresoj se shumë shpejtë prej sot të gjithë së bashku do të nisim në vend-ngjarje dhe t’i gëzohemi edhe një projekti, i cili është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse së pari është i dykahshëm, nuk është me një drejtim si gazpërçues, i cili vjen nga Bullgaria. Ky është dykahësh, ndërkaq, nëse, dhe shpresoj se shumë shpejtë do të fillojë edhe ndërtimi i interkonektorit verior me Serbinë”, tha Mickoski.

Advertisement

Kryeministri theksoi se me ndërtimin e këtyre dy gazpërçuesve me Greqinë dhe Serbinë, si shtet do të jemi në hartën e tranzitit të gazit dhe shumë i rëndësishëm për tranzit të gazit nga jugu, përkatësisht nga terminali Aleksandropoli apo ndërkaq nga vendet e tjera eksportuese të gazit Azerbajxhani, Katari dhe vende të tjera, drejt Evropës qendrore.

“Edhe ne si shtet përfituam një rëndësi jashtëzakonisht të madhe gjeostrategjike. Ky është ndër qëllimet e mia personale, të cilat në këtë mandat, në këtë mandat të parë katërvjeçar, ta përfundojmë”, nënvizoi Mickoski.

Përndryshe, Ministria e Energjetikës, operatori NOMAGAS dhe kryesi “Rapid Bild” më 7 maj të këtij viti e nënshkruan marrëveshjen për realizim të projektit në vlerë prej 59,9 milionë eurove. Interkonektori nga Negotina deri në Gjevgjeli i cili duhet të ndërlidhet me pjesën greke që po ndërtohet nga Nea Mesemvrija deri në kufi, do të jetë gati për rreth dy vite, ndërsa gazpërçuesi do të jetë në funksion në vitin 2027. Me këtë lidhje, Maqedonia do të mund të furnizohet edhe me gaz natyror edhe me gaz të rrjedhshëm nga terminalet në Revitusa dhe Aleksandrupoli. Kompania nga Kumanova “Rapid Bild” e fitoi pinën në tenderin e dytë, me ofertë që ishte për 12 milionë euro më e ulët nga e dyta më e mira – ndërmarrje serbe.

The post Mickoski: Qeveria e kaluar LSDM-BDI kishte ndaluar gazpërçuesin me Greqinë, tani po ndërtohet dhe pres të përfundojë gjatë mandatit tim si kryeministër appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy