Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka komentuar sot deklaratën e kreut të LSDM-së, Venko Filipçe se nëse rast të një vetoje të re nga Bullgaria Maqededonia e Veriut mund të pezullohet nga integrimi nga ana e BE-së.

Ai tha se qeverisja e kaluar LSDM-BDI pranuan gjithçka që kërkoi Bullgaria, teksa si shpërblim shteti nuk mori asgjë.

“Po. E dëgjova atë deklaratë që erdhi nga LSDM-ja. Mendoj se LSDM dhe BDI i nënvlerësojnë njerëzit dhe qytetarët dhe luajnë me letrën e kujtesës së shkurtër. Do t’u kujtoj atyre se ata vetë tashmë kishin një deklaratë të tillë në Parlament, për të mos pranuar ultimatumet e Sofjes. Fatkeqësisht, ata pranuan gjithçka. Do t’ju kthej edhe më tej në kohën kur kishte edhe një deklaratë në Parlament se nuk do të kishte ndryshim në emrin e vendit, për të cilën votuan edhe anëtarët e Parlamentit të LSDM-së. Epo, e dini kur LSDM erdhi në Qeveri çfarë u bë dhe çfarë po ndodhte kur u ndryshua emri i vendit. Do t’ju kujtoj gjithashtu se së pari do të kishin respektuar rezultatet e referendumit, por ai ishte i pasuksesshëm, nuk i respektuan ato. Në fund të fundit, kjo është një çështje që duhet të udhëhiqet nga njerëz seriozë me një vizion dhe strategji të qartë. Kjo nuk është lojë dinakërie. I kemi parë shtatë vitet e mashtrimit që i kanë bërë, si shtetit ashtu edhe qytetarëve, e kemi parë se ku kemi arritur”, tha Mickoski.

Sipas kryeministrit, kanë mbetur vetëm tradhtia, krimi dhe disa ish-anëtarë të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së që janë ultramilionerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mickoski: Qeverisja LSDM-BDI pranuan të gjitha kërkesat e Bullgarisë, shtatë vite mashtruan për integrimin e vendit appeared first on Telegrafi.