
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se Shkupi sot është i humbur në politikën ditore, ndërsa viktimë janë qytetarët.
Ai shtoi se duhet të ketë përgjegjësi për qytetin e rrënuar dhe kaosin e lënë.
“Shumë punë, përkushtim dhe njerëz të duhur në vendet e duhura, kjo i nevojitet Shkupit, ndërsa Orce është zgjedhja e duhur, tha Mickoski.
Në ngjarjen promovuese të partisë për kryetar të Shkupit, paralajmëroi qasje të re dhe shumë më shumë punë në terren, si dhe ekipe të fuqishme dhe kompakte të cilat do të bashkëpunojnë në nivel qendror dhe lokal.
“Jemi këtu që të punojmë, e jo të aktrojmë politikë. Përgjegjësia para qytetarëve nuk është opsion, por detyrim”, tha Mickoski.
Në ngjarje, fjalim pati edhe kandidati për kryetar i nga OBRM-PDUKM për Shkupin, Orce Gjorgjievski.