Ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë përgjegjësi penale për ish-drejtuesit e Entit Shtetëror të Statistikës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ata i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke e ndarë popullsinë në “rezidente” dhe “jo-rezidente” në regjistrimin e fundit, kryeministri Mickoski përsëriti se regjistrimi është operacion statistikor, e jo politik.

Sipas tij, duhet të mendohet për regjistrim të ri elektronik, pasi të dhënat nga regjistrimi i fundit nuk janë relevante.

“Nëse ajo metodologji nuk vlen, atëherë ne në fakt punojmë me të dhënat nga viti 2002. Realisht, sepse nëse Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar atë metodologji, kjo do të thotë që ne aktualisht po punojmë me të dhëna 23 vjet të vjetra. Dhe nga ana tjetër po themi se jemi kandidat për Bashkimin Evropian, se duam në Bashkimin Evropian, duhet të vendosim çfarë duam në të vërtetë. A do të merremi me etnopolitikë apo do të merremi me zhvillim të vërtetë, të dyja nuk mund t’i bëjmë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Kryeministri gjithashtu theksoi se nisma për regjistrim elektronik ende nuk është ndarë me partnerët dhe se për këtë do të zhvillohet debat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Regjistrimi është operacion statistikor dhe jo politik appeared first on Telegrafi.