Kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme mohoi kategorikisht shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve lokale. Mickoski tha se partitë në pushtet janë të frikësuara nga rezultati i procesit zgjedhor.

“Shtyrja e zgjedhjeve nënkupton shtyrje të problemeve. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund të gjitha problemeve të kësaj paaftësie dhe kënete politike, që sot është realitet në Maqedoni, është katastrofa që do t’i ndodhë në zgjedhjet e ardhshme lokale shumicës parlamentare LSDM-BDI. Ata janë të frikësuar dhe e dinë që do të pësojnë debakël në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe me këtë do të hapet rrugë për shumicë të re parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski: Shtyrja e zgjedhjeve lokale nënkupton shtyrje të problemeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";