Lideri i OBRM-PUKM-së, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Mickoski thekson se Orbanin e ka takuar në Slloveni, në margjinat e manifestimit qendror të CDI-së.

“Biseduam për rajonin dhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Maqedonisë në BE. Ne theksuam nevojën për bashkëpunim ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit si sfidë rajonale.

Përveç kryeministrit kroat dhe presidentit të HDZ-së Plenkoviq dhe kryeministrit të Hungarisë Orban, ramë dakord për bashkëpunim të përbashkët të ekipeve të OBRM-PDUKM-së dhe FIDESH-it për shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen në procesin e përgatitjes së programit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mickoski shton se ka falënderuar Hungarinë për mbështetjen jep në drejtim të realizimit të interesave strategjike të Maqedonisë./Telegrafi/

The post Mickoski takon Orbanin: Mbështetje nga Hungaria në drejtim të realizimit të interesave strategjike të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";