Mickoski: Të gjithë duam të jemi në BE, mirëpo jo me çdo kusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm së bashku me Bullgarinë, përmes deputetëve bullgarë në Parlamentin Evropian të paraqesë rezolutë në të cilën, siç thotë ai, “qartë do të qëndrojë identiteti dhe gjuha e veçantë shekullore maqedonase… dhe të fillojmë të reflektojmë”.

Sipas tij, propozimet aktuale janë veçse asimilim.

“Nëse çmimi është asimilimi, jo faleminderit, nuk dua. Si të jem analfabet politik, si dikush para meje të pranoj diçka pa e ditur se në fund do të ketë një fund të qartë. Si do të dal para qytetarëve? Nuk dua ta paguaj atë çmim, mendoj se është shumë i lartë, pa pasur reflektim nga të dyja palët. Unë jam politikan me legjitimitet të fituar nga qytetarët… Të gjithë jemi për BE dhe të gjithë duam të jemi në BE, por jo me çdo kusht. Ky popull dhe ky vend kanë dhënë aq shumë sa askush tjetër dhe qytetarët janë të ngopur me këtë lloj politike ‘tani ose kurrë’… Pra, ndryshon identiteti jonë, nga flamuri te emri, kjo është pjesë e vlerave themelore të një identiteti, atribute që përcaktojnë një identitet. Një nga një ndryshojnë”, deklaroi Mickoski në emisionin “Vetëm intervistë” në TV Kanal5.

Siç tha ai, për herë të parë në raportin e PE-së “është përfshirë identiteti dhe gjuha maqedonase, diçka që nuk ka ndodhur deri tani që kur janë publikuar raportet e progresit sa i takon vendit”.

Advertisement

Sipas tij, nuk është esenca e përfshirjes së disa qindra qytetarëve në Kushtetutë dhe se në vizitat e tij të shumta në Bruksel, si në përbërjen e mëparshme ashtu edhe në këtë aktuale në organet e BE-së, është përpjekur t’u paraqesë atyre thelbin e problemit dhe se ai po zgjat me dekada.

“Gjithmonë u kam thënë atyre se kemi ndërmarrë një hap elementar – të përpiqemi në Parlamentin Evropian me shumicë votash të miratojmë vendim ose rezolutë, ose do të jetë pjesë e raportit ku qartë do të njihet si gjuhë dhe identitet i veçantë maqedonas… Ajo që Evropa mund të shihte është se nuk është vetëm ndryshimi i Kushtetutës diçka që duhet ta bëjmë në mënyrë që të mund të vazhdojmë, në fakt shumë figura me ndikim në Bullgari e thonë këtë”, ka thënë Mickoski.

 

The post Mickoski: Të gjithë duam të jemi në BE, mirëpo jo me çdo kusht appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy