Mickoski uron zgjedhjen e Papës Leo XIV: Mesazhi i tij për paqe do të ketë rëndësi në kohën e sfidave globale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka uruar zgjedhjen e Papës së Ri, Leo XIV.

“Urime për zgjedhjen e Papës së ri – Shenjtërisë së Tij Leo XIV

Zgjedhja e Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV, papa i parë me origjinë amerikane, është një ngjarje historike për Kishën Katolike Romake dhe për të gjithë besimtarët në mbarë botën. Kjo zgjedhje është simbol i një epoke të re hapjeje, guximi shpirtëror dhe përkatësie universale, por edhe një vazhdim i traditës së paqes, solidaritetit dhe kujdesit për çdo person.

Në emër të Qeverisë dhe në emrin tim personal, u shpreh urime të sinqerta të gjithë katolikëve, dhe veçanërisht anëtarëve të bashkësisë katolike maqedonase, të cilët me besimin, kulturën dhe angazhimin e tyre qytetar kontribuojnë në diversitetin shpirtëror dhe pasurinë shoqërore të atdheut tonë.

Advertisement

Mandati i Papa Leonit XIV të udhëhiqet nga mençuria e paraardhësve të tij, nga zëri i të pafavorizuarve dhe nga shpresa e brezave të rinj. Në kohë sfidash globale, mesazhi i tij për paqe, dialog dhe dinjitet njerëzor merr një rëndësi edhe më të madhe”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

The post Mickoski uron zgjedhjen e Papës Leo XIV: Mesazhi i tij për paqe do të ketë rëndësi në kohën e sfidave globale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy