Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se po merr pjesë në Samitin e Liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së” që po zhvillohet në Tiranë. Ai thotë se ky takim është një mundësi e mirë për të thelluar dialogun në mese vendeve të Ballkani Perëndimor dhe BE-së.

“Sot po marr pjesë në Samitin e Liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së”, që po zhvillohet në Tiranë, Shqipëri.

Ky takim i rëndësishëm përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të thelluar dialogun dhe për të forcuar përpjekjet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

Vendi ynë mbetet i orientuar me vendosmëri drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal, si shtylla kryesore të vizionit tonë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të begatë”, shkruan Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri, Hristijan Mickoski para Samitit të Liderëve u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./Telegrafi/